Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje tregtare pas Brexitit

Pas muajsh bisedime, Britania ka arritur marrëveshje tregtare pas Brexit-it me Bashkimin Evropian, të enjten, shtatë ditë para daljes nga blloku evropian.

Me vetëm një javë para ndarjes finale nga BE-ja, qeveria britanike ka thënë se “marrëveshja është arritur”.

Marrëveshja siguron se të dyja palët mund të vazhdojnë tregtinë e mallrave pa tarifa, shkruan AP.

Qeveria britanike ka thënë se nga kjo marrëveshje do të kenë pavarësi të plotë politike dhe ekonomike.

Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti marrëveshjen më të madhe tregtare të arritur me BE-në, duke shtuar se Britania ka rikthyer kontrollin e ligjeve, kufijve e ujërave të peshkimit.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se marrëveshja është e drejtë dhe e ekuilibruar.

Edhe Më në fund, Brexiti bëhet realitet Botë Më në fund, Brexiti bëhet realitet

“Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Por, kemi një marrëveshje të mirë. Është e drejtë, është një marrëveshje e ekuilibruar dhe është e drejtë e me përgjegjësi për t’u bërë nga të dyja palët”, tha ajo në një konferencë.

Tutje ka shtuar se negociatat kanë qenë të vështira, porse është marrëveshje që ja ka vlejtur.