Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti meksikan përforcon pozitën pas zgjedhjeve

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka përforcuar pozitën e tij, pasi partia e tij ka fituar në zgjedhjet për guvernator që shërbyen si test të popullaritetit për të.

Partia e tij fitoi zgjedhjet në Baja California të rajonit Puebla. E fitorja e tij erdhi në periudhën me ekonomi të dobët e përkeqësim të marrëdhënieve me presidentin amerikan, Donald Trump, që vazhdon t’ua tërheqë vërejtjen për problemet me imigrantët, transmeton KTV.

Gjatë javës së kaluar, Trumpi paralajmëroi ngritje të taksës për pesë për qind nëse Meksika nuk bllokon imigrantët ilegalë që vijnë nga Amerika Qendrore.

Presidenti Obrador dërgoi ministrin e tij të Jashtëm në Washington për të arritur një marrëveshje rreth shtimit të kontrollit të imigrantëve.