Veterani majtist Andres Manuel Lopez Obrador, është emëruar president i Meksikës të shtunën në kohën kur vendi po përballet me korrupsion, varfëri dhe grupe të dhunshme.
65-vjeçari bëri betimin në zyrën e Kongresit, duke premtuar se do të bëjë ndryshime radikale në Meksikë për të përmbysur, siç i ka quajtur ai, dekadat e qeverive neo-liberale katastrofike.
“Qeveria nuk do të shërbejë më ndaj një pakice të shfrenuar”, tha presidenti i emëruar.
Një sfidë e madhe me të cilën do të përballet presidenti i ri është menaxhimi i marrëdhënieve mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, pas deklaratave të shumta të presidentit Donald Trump kundër migrantëve meksikanë në kufirin me SHBA-në.
Lopez Obrador ka përsëritur qëndrimin se do të bashkëpunojë me presidentin trump dhe presidentin kanadez Justin Trudeau për këtë çështje. /Rel
-
Presidenti meksikan përforcon pozitën pas zgjedhjeve
-
Dhuna, krimi, Trumpi - betejat e presidentit të ri të Meksikës
-
Kandidati i krahut të majtë fiton zgjedhjet presidenciale në Meksikë
-
Claudia Sheinbaum do të betohet si gruaja e parë presidente e Meksikës
-
Presidenti më i famshëm meksikan po pensionohet, trashëgimia e tij në pikëpyetje