Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kandidati i krahut të majtë fiton zgjedhjet presidenciale në Meksikë

Kandidati i krahut të majtë në Meksikë, Andrés Manuel López Obrador, është duke iu afruar fitores së qartë në zgjedhjet presidenciale.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se numërimi i shpejtë pas votimeve të së dielës ka treguar se ish-udhëheqësi i Meksiko Sitit ka fituar rreth 53 për qind të votave, më shumë se secili garues tjetër, transmeton rel.

Sonazhet e para kanë listuar, López Obrador, të njohur me inicialet e tij Amlo, shumë më përpara se kandidatët tjerë.

Rivalët e tij më të afërt e kanë pranuar humbjen dhe kanë uruar Lopez Obrador për fitoren e tij.

Në komentet e tij të para publike pas zgjedhjeve, Lopez Obrador ka thënë se çrrënjosja e korrupsionit dhe mosndëshkimit do të jenë në mesin e prioriteteve të administratës së tij.

Ai po ashtu ka thënë se synon "miqësi dhe bashkëpunim" me Shtetet e Bashkuara.

Edhe Presidenti meksikan përforcon pozitën pas zgjedhjeve Botë Presidenti meksikan përforcon pozitën pas zgjedhjeve

Marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër Meksikën për çështjen e tregtisë dhe atë të migrimit.

Pavarësisht kësaj, Trump ka uruar Lopez Obrador përmes një postimi në Twitter, për fitoren e tij si president i ardhshëm i Meksikës.