Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se beson se ekziston një “kërcënim real” i veprimit ushtarak të SHBA-së kundër Kolumbisë.
Petro për BBC ka theksuar se SHBA-ja po i trajton vendet e tjera si pjesë të një “perandorie” të saj. Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti Donald Trump kërcënoi Kolumbinë me veprime ushtarake. Ai ka thënë se SHBA-ja rrezikon të transformohet nga “dominuese e botës” në “izolim nga bota”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas sulmeve në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduros, Trumpi ka thënë se një operacion ushtarak me cak Kolumbinë “duket mirë”, duke shtuar se Petro duhet të ketë kujdes.
Trump dhe Petro kanë biseduar në telefon të mërkurën, pasi Trumpi tha se do të takojë palën kolumbiane në Shtëpinë e Bardhë në një të ardhme të afërt.