Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti kinez pritet ta vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në Rusi për t’u takuar me homologun e tij, Vladimir Putin, javën e ardhshme, thanë burime të afërta.

Planet për një vizitë vijnë pasi Kina ka ofruar për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, një përpjekje që është pritur me skepticizëm në Perëndim duke pasur parasysh mbështetjen diplomatike të Kinës për Rusinë.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi më 30 janar se Putini e kishte ftuar Xin për ta vizituar në pranverë. Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se një vizitë në Moskë mund të bëhet në prill ose në fillim të majit.

Muajin e kaluar, Putini priti kryediplomatin kinez Wang Yi në një vizitë në Moskë dhe sinjalizoi se Xi do të udhëtonte në Rusi.

Kina dhe Rusia arritën një partneritet “pa kufij” në shkurt të vitit 2022, kur Putini po vizitonte Pekinin për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën dhe të dy palët kanë vazhduar të riafirmojnë fuqinë e lidhjeve të tyre.

Edhe Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në Botë Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në

Xi është takuar personalisht me Putinin 39 herë që kur u bë president, më së fundi në shtator gjatë një samiti në Azinë Qendrore.

Të hënën, Xi përfundoi seancën vjetore të parlamentit të Kinës, Kongresit Popullor Kombëtar, gjatë së cilës ai u konfirmua unanimisht në një mandat të tretë precedent si president.