Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se kërkesa e presidentit amerikan, Donald Trump, për dorëzim pa kushte është një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”.
Ai kërkoi gjithashtu falje për sulmet e Iranit ndaj shteteve të rajonit, duke këmbëngulur se Teherani do t'i ndalonte ato dhe duke sugjeruar se keqkomunikimi në radhët e tij e shkaktoi këtë, raportoi AP.
Megjithatë, deklarata e tij u transmetua pas sulmeve të përsëritura të shtunën në mëngjes ndaj Bahrejnit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pezeshkian ka shtuar se këshilli udhëheqës i vendit kishte qenë në kontakt me forcat e armatosura lidhur me sulmet.
“Duhet t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani, në emrin tim”, theksoi presidenti. “Që tani e tutje, ato nuk duhet të sulmojnë vendet fqinje ose të qëllojnë me raketa drejt tyre, përveç nëse sulmohemi nga ato vende. Mendoj se duhet ta zgjidhim këtë përmes diplomacisë”.
Një javë nga bombardimet SHBA-Izrael në Iran, sulme të reja godasin Teheranin
Irani është goditur nga bombardime të rënda edhe për një natë tjetër, pasi Izraeli njoftoi një...-
Trump thotë se pezulloi një sulm të ri ndaj Iranit, me kërkesë të shteteve të Gjirit Persik
-
Presidenti iranian kërcënon me sulme të reja ndaj objektivave amerikane
-
Irani zotohet për përgjigje të fuqishme ndaj SHBA-së, shpjegon kërkimfaljen e presidentit
-
Trump: Sot Irani do të goditet shumë rëndë
-
Presidenti i Iranit: Trumpi flet për paqen teksa kërcënon në të njëjtën kohë