Presidenti indonezian, Joko Widodo, ka ofruar ta dërgojë një mesazh nga presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, te presidenti rus, Vladimir Putin, për të ndihmuar në bisedimet e paqes.
Widodo, i cili ka vizituar Ukrainën të mërkurën, do të shkojë në Moskë dhe ka thënë se do t'i kërkojë presidentit rus të pajtohet me një armëpushim, raportoi “Sky News” të mërkurën.
“Edhe pse është shumë e vështirë për t'u arritur, unë shpreha rëndësinë e një rezolute paqeje. Ofrova ta përcjell një mesazh nga presidenti Zelensky te presidenti Putin, të cilin do ta takoj së shpejti”, ka thënë lideri indonezian pas takimit me Zelenskyn.
Nuk është bërë e ditur se si Zelensky iu përgjigj ofertës së bërë nga presidenti indonezian.
Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar disa runde bisedimesh që kur ka nisur lufta më 24 shkurt, por që të gjitha kanë qenë të pasuksesshme në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim.
Disa prej takimeve mes palëve janë zhvilluar me ndërmjetësimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
-
Presidenti indonezian ia dërgon Putinit mesazhin nga Zelensky
-
Zelensky i propozon takim sy më sy Putinit për t’i dhënë fund luftës
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë