Bruksel, 10 mars – Masat e reja të qeverisë italiane zgjeruan zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar dhe për këtë arsye kam vendosur që të ushtroj funksionin tim nga shtëpia ime në Bruksel, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli, transmeton atsh shkrimin e ANSA-s.
”Isha në Itali fundjavën e kaluar dhe, vetëm si masë paraprake dhe për të zbatuar masat e rekomanduara, vendosa të ushtroj funksionin tim si president nga shtëpia ime në Bruksel duke respektuar 14 ditët e kërkuara nga protokolli shëndetësor”, theksoi ai.
Presidenti Sassoli kujtoi se COVID-19 detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm.
”Është një moment delikat për të gjithë. Parlamenti vazhdon të punojë në mënyra të tjera, në ushtrimin e detyrave të tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, theksoi ai.
-
Hospitalizohet presidenti i Parlamentit Evropian
-
Vdiq kryeparlamentari evropian, David Sassoli
-
Kryeparlamentarët e Ballkanit mblidhen në Bruksel në fund të muajit
-
Presidentja e KE-së sërish në vetizolim pas kontaktit me një të infektuar me COVID-19
-
Presidenti i Parlamentit Evropian e anulon vizitën në Shqipëri për shkak të tërmeteve