Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka lëshuar samitin e BE-së në Bruksel, në më pak se një orë pasi kishte filluar.
Kjo për shkak se kishte qenë në kontakt me dikë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në Twitter ajo ka shkruar se vetë kishte rezultuar negativ për virus.
“Sapo u informova se një anëtar i zyrës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes”, ka shkruar ajo duke shtuar se “për siguri po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për t’u vetizoluar”.
Para 10 ditësh, von der Leyen ishte vetizoluar me dyshimin se mund të ishte infektuar, porse gjatë ditës kishte njoftuar se nga testi që kishte kryer për COVID-19, kishte rezulytuar negativ.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidentja e KE-së vetizolohet me dyshimin se është prekur me COVID-19
-
Von der Leyen i shpëton votëbesimit në Parlamentin Evropian
-
BE-ja konfirmon praninë e Von der Leyenit në takimin që do të mbahet në Londër të dielën
-
KE-ja e mohon se ka fshehur shtrimin në spital të Ursula von der Leyen
-
Von der Leyen fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor