Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hospitalizohet presidenti i Parlamentit Evropian

Foto: Reuters

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, është hospitalizuar në Itali për shkak të funksionimit jonormal të sistemit të tij imunitar, ka konfirmuar zëdhënësi i tij.

Roberto Kuillo ka thënë nëpërmjet një deklarate se Sassoli është shtrirë në spital prej 26 dhjetorit dhe se aktivitetet e tij janë anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në deklaratë thuhet se shtruarja në spital ishte e domosdoshme për shkak të komplikimeve serioze me sistemin jonormal të imunitetit.

Sassoli, 65 vjeç, ka vuajtur pneumoni në shtator gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian dhe ishte detyruar të shtrohej në spital.

Artikuj të ngjashëm