Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i kërkon publikisht dorëheqjen kryeministres së Rumanisë

Bukuresht, 27 prill – Presidenti rumun, Klaus Iohannis deklaroi sot se nuk besonte më te kryeministrja Viorica Dancila dhe se kjo e fundit nuk mund të mbante më postin e shefes së qeverisë.

Në këtë kontekst, shefi i shtetit i kërkoi publikisht Dancilas që të jepte dorëheqjen.

”Dancila nuk mund ta mbajë më postin e kryeministres, pasi në këtë mënyrë ajo po e shndërron qeverinë në një dobësi për Rumaninë. Kjo është arsyeja që unë po kërkoj publikisht dorëheqjen e Dancilas nga posti i kryeministres së Rumanisë”, deklaroi presidenti rumun, Klaus Iohannis.