Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se vendi i tij nuk do të negociojë derisa Shtetet e Bashkuara ta mbajnë në fuqi bllokadën e porteve, raportojnë agjencitë iraniane të lajmeve “ISNA” dhe “Tasnim”.
Pezeshkian raportohet se i ka thënë kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, gjatë një telefonave të shtunën mbrëma se SHBA-ja “duhet t’i heqë pengesat operacionale, përfshirë bllokadën”, për ta lejuar një raund të ri negociatash.
Kryeministri pakistanez e përshkroi telefonatën si “një diskutim të ngrohtë dhe konstruktiv”.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, përfundoi të shtunën një qëndrim njëditor në kryeqendrën e Pakistanit, Islamabad, ku u takua me zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë të Pakistanit.
Udhëtimi nuk solli ndonjë përparim në përpjekjet për t’i rinisur negociatat, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, anuloi udhëtimin për në Islamabad të emisarëve të tij.
-
Përpjekjet për paqe, kryeministri i Pakistanit flet me presidentin e Iranit
-
Irani thotë se do t’i vazhdojë negociatat me SHBA-në
-
Irani thotë se programi i tij raketor nuk është i përfshirë në memorandumin me SHBA-në
-
Irani thotë se SHBA-ja duhet ta pranojë të drejtën e tij për pasurim të uraniumit
-
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në