Botë

Irani thotë se do t’i vazhdojë negociatat me SHBA-në

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë se Irani do të vazhdojë negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas kërkesës nga “qeveritë aleate” për t’iu përgjigjur propozimit të SHBA-së për bisedime.

Në një deklarim në rrjetin social X, Pezeshkian ka deklaruar se i ka thënë ministrit të Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, t’i vazhdojë bisedimet “me kusht që të ekzistojë mjedis i përshtatshëm, i lirë nga kërcënimet dhe pritjet e paarsyeshme”.

Kjo deklaratë e presidentit iranian ka ardhur pasi lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit, do të nxiste konflikt rajonal, ka shkruar BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të ndërhyjë në Iran për shkak të ambicieve të tij bërthamore dhe shtypjes së dhunshme të protestuesve, duke vendosur forca të armatosura afër.

Bisedimet do të mbahen në Stamboll të premten, sipas mediave amerikane.