Oficerët më të lartë ushtarakë në Gabon kanë thënë se kanë marrë pushtetin dhe kanë vendosur presidentin Ali Bongo nën arrest shtëpiak.
Ata gjithashtu kanë anuluar rezultatin e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat presidenti Bongo u deklarua fitues.
Junta ushtarake gjithashtu ka shpërbërë të gjitha institucionet shtetërore dhe ka mbyllur kufijtë.
Në një adresim televiziv, udhëheqësit e ushtrisë kanë thënë se shefi i rojave presidenciale do të jetë lider i tranzicionit të pushtetit.
Rrëzimi i Bongos i jep fundi sundimit 56-vjeçar të familjes së tij në shtetin e pasur me burime natyrore.
Ky është grusht-shteti i tetë në ish-kolonitë franceze në Afrikë në tre vjetët e fundit.
Presidenti i Gabonit, i cili është në arrest shtëpiak u ka bërë thirrje shteteve të botës që të reagojnë në përkrahje të tij.
Edhe
Gjenerali Oligui Nguema u betua si president i përkohshëm
Në paraqitjen e parë qëkur u organizua grusht-shteti ndaj tij.
Presidenti Ali ka thënë se është në arrest shtëpiak dhe se bashkëshortja e tij është në një vend tjetër.
Edhe në Niger, presidenti demokratik është rrëzuar nga ushtria.