Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca dënon grusht shtetin në Gabon

Franca ka dënuar grusht shtetin në Gabon, një vend i Afrikës Qendrore, ka thënë të mërkurën zëdhënësi i qeverisë.

“Franca po monitoron gjithashtu situatën me shumë vëmendje dhe dëshiron që rezultatet e zgjedhjeve, pasi të shpallen, të respektohen”, ka thënë Olivier Veran në një konferencë shtypi pas Këshillit të Ministrave në Paris.

Kryeministrja Elisabeth Borne ka thënë më herët se Franca po monitoronte zhvillimet në Gabon.

Ushtria e Gabonit ka njoftuar se sot ka marrë në dorë pushtetin, pesë ditë pasi zgjedhjet i fitoi presidenti Ali Bongo. Sipas ushtrisë, Bongo tash është në arrest shtëpiak.

Familja Bongo ka pushtetin në Gabon qe 53 vjet.

Në vitin 2019, gjithashtu pati përpjekje për grusht shtet, por dështoi.

Gaboni bëhet vend i dytë i Afrikës brenda pak muajve që ka grusht shtet. Më herët, një ngjarje të tillë e përjetoi edhe Nigeri. Bota perëndimore e ka dënuar marrjen e pushtetit përmes grusht shtetit.

Artikuj të ngjashëm