Manila, 6 prill – Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte njoftoi sot se kishte urdhëruar ushtarët për t’u dislokuar në shkëmbinjtë dhe ishujt e pabanuar dhe të diskutuar të Detit të Kinës Jugore, gjë që mund të shkaktojë nervozizëm të Pekinit.
Duterte theksoi për gazetarët që kishte urdhëruar ushtrinë të ndërtonte infrastruktura në ishujt e arkipelagut të Spratleys që vendi i tij e pretendon si pjesë integruese të territorit filipinas.
“Kam urdhëruar forcat e armatosura të pushtojnë gjithçka”, deklaroi presidenti për gazetarët gjatë vizitë në një bazë ushtarake në ishullin Palawan, në perëndim të Filipineve.
“Ndërtoni infrastruktura dhe ngrini flamurin filipinas”, theksoi ai duke shtuar se Manila pretendon për nëntë apo 10 ishuj.
Kina e konsideron si terror kombëtar pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore
-
Kina paralajmëron Filipinet që t’i ndalojë provokimet në Detin e Kinës jugore
-
Ushtria filipinase thotë se Kina rrezikoi forcat e saj
-
Presidenti i Filipineve e paralajmëron Kinën kundër “akteve të luftës”
-
SHBA-ja dhe Filipinet forcojnë bashkëpunimin në Detin Jugor të Kinës
-
Bideni thotë se SHBA-ja do t’i mbrojë Filipinet nëse i sulmon Kina