Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti afgan u kërkon falje grave për shamitë

Presidenti afgan u ka kërkuar falje grave rreth komenteve për shaminë tradicionale.

Të shtunën , Ashraf Ghani, duke iu përgjigjur akuzave se disa zyrtarë qeveritarë afgan janë të lidhur me Shtetin Islamik, tha se njerëzit të cilët hedhin akuza të tilla duhet të japin fakte, ose ‘të veshin shamitë e grave në kokë’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto deklarata të Ghanit u panë si provokuese nga një pjesë e qytetarëve, të cilët madje i quajtën edhe komente raciste, transmeton KP.

Presidenti afgan më pas u kërkoi falje grave të cilat janë ndier të ofenduara, duke thënë se komentet e tij janë keqinterpretuar.

Në një deklaratë nga pallati presidencial thuhet se,“presidenti është avokat i shquar i të drejtave të grave dhe ka ndërmarrë hapa unike për të forcuar dhe ruajtur pozitën e tyre që nga mandati i tij si president i Afganistanit’.