Talibanët afganë “u përgjigjen ftohtë” ndaj ofertës së presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, për të bërë paqe.
Ghani, në një konferencë në Kabul, të mbajtur të mërkurën, ka propozuar armëpushim dhe njohjen e talibanëve si grup legjitim politik.
Në reagimin që transmeton agjencia e lajmeve DPA, talibanët kanë thënë se “nuk ka dyshim” se Ghani ka mbajtur një “fjalim të shkëlqyeshëm”, porse ai ka neglizhuar “problemin kryesor”.
Talibanët kanë thënë se arsyeja kryesore për vazhdimin e luftës në Afganistan është prania e “forcave të huaja pushtuese”. Sipas tyre, bisedimet për paqe do të jenë të pakuptimta derisa këto forca nuk dalin nga Afganistani.
“Nëse Ashraf Ghani ëndërron për paqe, me praninë e pushtuesve, ai duhet ta kuptojë se përpjekjet e tilla nuk kanë rezultuar me asgjë në 17 vjetët e fundit”, citohen të kenë thënë talibanët.
-
Talebanët insistojnë se paqe nuk do të ketë pa pjesëmarrjen e tyre në qeveri
-
Presidenti afgan: Talebanët duhet ta kuptojnë se përdorimi i forcës nuk është rrugëzgjidhje
-
Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje “historike” në bisedimet për paqe
-
Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje “historike” në bisedimet për paqe
-
Talibanët i kërkojnë Bidenit të respektojë marrëveshjen e paqes