Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talebanët insistojnë se paqe nuk do të ketë pa pjesëmarrjen e tyre në qeveri

Talebanët kanë deklaruar se nuk duan ta monopolizojnë pushtetin, por kanë insistuar se paqe nuk do të ketë në Afganistan, derisa të arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Kabul dhe të largohet nga pushteti presidenti Ashtraf Ghani.

Talebanët kanë marrë kontrollin e shumicës së territorit afgan dhe kanë kërcënuar një numër të kryeqyteteve të provincave në kohën kur ushtarët amerikanë dhe të NATO-s po tërhiqen nga Afganistani.

Gjatë kësaj jave, ushtria amerikane ka bërë të ditur se talebanët kanë një momentum strategjik dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që talebanët të marrin në kontroll krejt Afganistanin.

Tërheqja e SHBA-së dhe NATO-s është realizuar 95 për qind dhe do të përfundojë deri më 31 gusht, ndërkaq talebanët kanë insistuar se nuk do t’i dorëzojnë armët derisa të pranohet nga të gjitha palët një qeveri e re në Kabul.