Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, akuzoi armiqtë "e huaj" për financimin e protestave kundër hixhabit të detyrueshëm.
"Për rrjedhojë, disa vajza këtu u mashtruan dhe i hoqën shamitë", tha Khamenei, duke minimizuar rëndësinë e protestave dhe duke i cilësuar ato si një "çështje e vogël".
Khamenei tha se disa gazetarë, intelektualë dhe klerikë të Iranit mund të jenë duke ndjekur "pa dijeninë e tyre, rrugën e armikut".
Autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë arrestuar 29 gra javëve të fundit, të cilat kanë hequr shamitë nga koka, si pjesë e fushatës kundër kodit të detyrueshëm të veshjes në Iran.
Kodi i veshjes, i cili kërkon nga gratë të mbulojnë flokët dhe trupin në publik, është bërë i detyrueshëm pas revolucionit të vitit 1979, i cili i ka dhënë fund sundimit kryesisht laik të shahut.
Gratë që sfidojnë rregullat përballen me gjoba dhe burgim.
-
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
-
Lideri i ri Suprem i Iranit: Irani do të hakmerret për të vrarët
-
Dita e 10-të: Çka po ndodh me luftën ndaj Iranit
-
Irani paralajmëron zgjedhjen e pasardhësit të Khameneit “brenda një ose dy ditësh”
-
Prezantuesi në Iran duke qarë konfirmon lajmin për vdekjen e Khameneit