Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pranimi i fajit nga të akuzuarit, ndihmon proceset gjyqësore

Gjykata Penale e Shkupit ka marrë vendimin e dytë lidhur me rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike, e që ndërlidhen me rastin “Shuplakat”, duke dënuar me vetëm 6 muaj burg me kusht Tomsillav Llazarovin, i cili e pranoi fajin.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Tomisllav Lllazarov akuzohet për dhunë, bashkë me 14 persona të tjerë, si nxitës dhe organizues idisa anëtarë të VMRO-DPMNE për të protestuar kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena”, e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Ndryshe nga Llazarov, i cili e pranoi fajin, tre të akuzuarit e tjerë ku bën pjesë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja Daniella Rangellova, e cila gjatë ngjarjeve ishte këshilltare nga radhët e VMROO DPMNE-së në Komunën Qendër thanë se nuk ndihen fajtorë.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se pranimi i fajit nga ana e njërit prej të akuzuarve nga Prokuroria Speciale Publike, do të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e mëtejme të lëndëve, të cilat i ka ngritur Specialja.

Besa Kadriu, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se një pjesë e të akuzuarve duket qartë se kanë filluar t’u thonë jo urdhrave të partisë. Me këtë lehtësojnë dënimin për veten, por edhe mundësojnë që të zbardhen gjurmët e krimit.

“Përfundimisht është një mundësi e mirë që Prokuroria Speciale Publike, po edhe autoritetet e tjera të Gjyqësisë të kenë më shumë argumente që të zbulojnë dhe ndriçojnë plotësisht gjurmët e krimit. Do të thotë se në një mënyrë hapen dyer më të mëdha që drejtësia të funksionojë në një mënyrë tjetër shumë më ndryshe nga ajo që tanimë është instaluar si përvojë skajshmërisht e varur nga politika ditore”, vlerëson Kadriu.

Edhe Apeli ia ul dënimin për krime lufte Millosh Pleskoviqit Arbëri Apeli ia ul dënimin për krime lufte Millosh Pleskoviqit

Ndërkaq, sipas Jovan Tërpenoskit, ish-prokuror publik, pranimi i fajit nga ana e njërit nga të akuzuarit, i vë në pozitë të vështirë të akuzuarit tjerë duke ndryshuar dhe rrjedhën e gjykimit jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastet e tjera që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike.

“Mund të them se tashmë kanë filluar të marrin një rrjedhë pozitive zhvillimet në gjyqësor. Që do të thotë, kërkohet e vërteta reale, e cila është si rezultat i dëshmive të prezantuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe mendoj se me këtë hapet rrugë që rastet e ngritura të marrin epilog gjyqësor”, thotë Tërpenovski.

Ndryshe, gjatë muajit dhjetor, duhet të mbahet seanca gjyqësore “Target dhe Fortesa” ku i akuzuari i parë është ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallokov, rast ky që pritet të zbardhet se me urdhër të kujt janë realizuar përgjimet e paligjshme, si dhe me urdhër të kujt janë shkaktuar pajisjet, me të cilat janë realizuar përgjimet./REL