Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e emëroi Valery Gerasimovin, shefin të Shtabit të Përgjithshëm, si mbikëqyrës special i “fushatës ushtarake në Ukrainë”.
Ky po konsiderohet ndër ndryshimet më rrënjësore ushtarake të Rusisë, raportoi Reuters të mërkurën, derisa Gerasimov dhe ministri Shoigu, u kritikuan vazhdimisht nga blogerët ushtarakë për pengesa të shumta në fushën e betejës.
Ministri rus u kritikua edhe për dështimin për të siguruar fitore të shpejtë në Ukrainë, kjo pasi Kremlini zyrtar kishte planifikuar që “punën” në territorin ukrainas ta mbyllte në kohë të shkurtër.
Emërimi i Gerasimovit në këtë post u cilësua ndër vendimet e pazakonta, pasi sipas blogerëve rusë, presidenti Vladimir Putin, gjithmonë ka lavdëruar komandantët e kaluar për suksese në fushëbetejë.
Por kush është Valery Gerasimovi, sipas llupës së Reutersit?
67-vjeçari ishte emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendësministër i Mbrojtjes nga Putini më 9 nëntor të 2012, tre ditë pasi aleati i Putinit, Sergei Shoigu, u emërua ministër i Mbrojtjes.
Secili prej tyre, Putini, Shoigu dhe Gerasimovi posedojnë nga një çantë bërthamore, në rast të një urdhri për sulm masiv.
Edhe
Putini zëvendëson një nga komandantët e parë të luftës në Ukrainë
Gerasimovi luajti rol kyç në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe në mbështetjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në Luftën Civile Siriane.
Departamenti Amerikan i Shtetit e sanksionoi Gerasimovin një ditë pas nisjes së agresionit mbi Ukrainë (24 shkurt 2022), me arsyetimin se ai është ndër përgjegjësit kryesor në pushtimin e Ukrainës.
Për dallim nga liderët e tjerë rusë, Gerasimovi është në kontakt me gjeneralin e ushtrisë amerikane, Mark Milley.
-
Pas protestave, Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase
-
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
-
Putini urdhëron zgjerimin e zonës neutrale në Ukrainë në vitin 2026
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarreste për dy zyrtarë të lartë rusë