Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Populli që kërkon falje për gjithçka

Yun Tzai Lee dhe Joanne Chen janë asi çifti që nuk ia kursejnë njëri-tjetrit demonstrimin e dashurisë, derisa njëri flet, tjetri dëgjon.

Dhe ata nuk e fshehin fare manifestimin e dashurisë. Por janë fjalët magjike “të dua” që nuk dalin lehtë prej gojës së Leesë, ndryshe prej të fejuarës së tij, Chen, shkruan sot “Koha Ditore”. Nëse i kërkoni atij të flasë më shumë për këtë punë, thotë se ndihet në siklet. Kjo vërehet edhe në fytyrën e skuqur. Dhe në fakt shumica e njerëzve në Tajvan ndihen kësisoj.

“Pjesa dërrmuese ndihet kështu”, thekson Lee. Thënë ndryshe, mirë se vini në zemrën e kërkimfaljes – në Tajvan. Kjo kulturë mund të vërehet në të gjitha shtresat e shoqërisë tajvaneze.

Fjalët magjike mund të dëgjohen si prej një shërbyesi në kafene ashtu edhe prej shefit në ndonjë kompani të fuqishme, megjithëse këta njerëz e kanë të zorshme ta shprehin dashurinë e tyre. Dhe fjala që përthekon krejt këtë mendësi të shprehjes së keqardhjes është “buhaoyisi”.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)