Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polonia ofron mjekë për ta ekzaminuar ish-liderin gjeorgjian që gjendet në burg

Polonia ka propozuar që të dërgojë mjekët në Gjeorgji për ta ekzaminuar ish-presidentin Mikheil Saakashvili, që është i burgosur, raporton BBC.

Janë ngritur shqetësime për shëndetin e Saakashvilit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë ka thënë se ka arsye për të dyshuar se Saakashvili 55-vjeçar nuk po merr kujdesin adekuat shëndetësor nga autoritetet gjeorgjiane.

Ish-lideri i Gjeorgjisë është duke vuajtur dënim me gjashtë vjet burgim për abuzim me pushtet. Ai thotë se dënimi i tij është i motivuar politikisht.

Ai ka mbajtur grevë urie dhe pretendon se është helmuar në burg.

Të dielën për “Sky News” ia ka thënë se ka humbur aq shumë peshë sa që mjekët janë të shqetësuar se mund të arrijë atë nivel ku mund të pësojë dështime të organeve.

Edhe Ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili dënohet me 9 vjet burgim Botë Ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili dënohet me 9 vjet burgim

Përkrahësit e Saakashvilit thonë se autoritetet gjeorgjiane janë duke ia mohuar tretmanin e duhur, por zyrtarët qeveritarë thonë se Saakashvili po gënjen për të krijuar kushte që të lirohet më herët nga burgu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Muller, ka thënë se një ekip humanitar polak është i gatshëm të shkojë në Gjeorgji e ta qartësojë situatën.