Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda dhe kryeministri Donald Tusk i kanë bërë thirrje Izraelit që ta dëmshpërblejë familjen e punonjësit të organizatës “World Central Kitchen” (Kuzhina Qendrore Botërore), i cili mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gaza, të martën, raporton agjencia “AP”.
Ata kanë kërkuar gjithashtu nga Izraeli shpjegime të hollësishme mbi atë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi.
Damian Sobol, 35 vjeç, anëtar i organizatës bamirëse amerikane “World Central Kitchen”, u vra së bashku me 6 të tjerë nga një sulm izraelit më 2 prill.
Presidenti polak, Duda ka thënë në një konferencë për shtyp se familja e tij meriton kompensimin e duhur.
Ndërkohë kryeministri Tusk e ka përshkruar vdekjen e Sobolit si një “vdekje të pakuptimtë dhe të panevojshme” duke shtuar se Izraeli duhet të kërkojë falje dhe të ofrojë informacion të detajuar për rrethanat e vdekjes.
Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmin ajror, duke thënë se “ishte një gabim që ndodh në luftëra”.
Organizatat bamirëse në Poloni kanë këmbëngulur që autokolonat humanitare të jenë të shënuara qartë dhe gjithashtu t’u jepen garanci sigurie kur veprojnë në zona lufte.
-
Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, pikë kthese
-
Izraelit i kërkohet ta publikojë të plotë hetimin për vrasjen e shtatë punonjësve humanitarë
-
Bideni i zemëruar për sulmin izraelit ndaj stafit të Kuzhinës Qendrore Botërore
-
Mësohet kombësia e punonjësve të ndihmave që u vranë nga sulmi izraelit
-
Netanyahu pranon se Izraeli kreu sulmin ndaj punonjësve të “World Central Kitchen”