Shtatë punëtorë të ndihmave të cilët punonin për Kuzhinën Qendrore Botërore (WCK) janë vrarë të martën nga sulmet izraelite në Gaza, ka bërë të ditur organizata humanitare.
Viktimat ishin të nacionalitetit britanik, polak, australian, palestinezë dhe po ashtu një amerikano-kanadez, ka bërë të ditur WCK-ja, raportoi BBC.
Një gazetar që punonte për BBC-në në Gaza ka thënë se i ka parë trupat e tre punonjësve ndërkombëtar dhe të shoferit të tyre palestinezë, i quajtur Seef abu Taha. Pasaportat e tyre tregonin se ata ishin nga Australia, Polonia dhe Britania e Madhe.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka pranuar se ushtria izraelit i ka goditur njerëzit e pafajshëm, duke e përshkruar aktin si tragjik dhe të paqëllimshëm.
“Ndodh në luftë, jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të mos përsëritet”, ka thënë ai në një video-mesazh.
Edhe
Vriten dy punonjës të ndihmave nga sulmet izraelite në Gaza
-
Publikohen fotografitë e punonjësve të ndihmës që u vranë në Gaza
-
Izraeli sistematikisht i ka shënjestruar veturat e ndihmave, thotë shefi i Kuzhinës Qendrore Botërore
-
Netanyahu pranon se Izraeli kreu sulmin ndaj punonjësve të “World Central Kitchen”
-
Izraeli mohon të jetë përgjegjës për vdekjen e punëtorëve të bamirësisë në Gaza