Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka rrahur me raketë të tenisit pronarin e një klinike private për terapi fizikale, ka bërë të ditur “Blic”.
Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri, para Klinikës të të sulmuarit.
Sipas pronarit të klinikës, Jovanoviq ka dalë nga një makinë me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me raketë të tenisit.
Ndërkohë, sipas gazetës “Blic” po hetohet nëse Jovanoviq ka thyer karantinë, meqë deri vonë ishte i shtruar në spital për shkak të infektimit me koronavirus.
Artikuj të ngjashëm
-
Kritiku i Listës Serbe dhe i Vuçiqit rrihet e kërcënohet në Shtërpcë
-
Vuçiq e quan “terrorist” sulmin para parlamentit serb
-
Të shtëna dhe zjarr në një tendë afër Parlamentit të Serbisë në Beograd
-
Tre shtetas të Serbisë raportojnë se janë sulmuar fizikisht në Leposaviq
- Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviqit me regjimin e Beogradit