Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim të mërkurën se sulmi para parlamentit serb ishte terrorist.
“Ishte vetëm çështje kohe para se kjo të ndodhte. Kjo është thirrur pafundësisht. Urrejtja e nxitur nga disa politikanë dhe media është diçka që ata duhet ta ndalojnë”, ka deklaruar Vuçiq.
“Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet dhe ne do ta sigurojmë atë”, ka shtuar ai.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të mërkurën, jashtë ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd.
Një person ka mbetur i plagosur, kanë raportuar mediat lokale. Dyshohet se i plagosur ka mbetur një 70-vjeçar, i cili është arrestuar si shkaktar i incidentit.
Oficerët shihen teksa i drejtohen të dyshuarit ta hedhë armën në tokë dhe të shtrihet. Më pas e arrestojnë.
Të shtëna dhe zjarr në një tendë afër Parlamentit të Serbisë në Beograd
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të mërkurën, jashtë ndërtesës së parlamentit të Serbisë në...-
Të shtëna dhe zjarr në një tendë afër Parlamentit të Serbisë në Beograd
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
“Parada e Krenarisë”, marshuesit në Beograd dënojnë dhunën e policisë kundër protestuesve
-
Protestuesit në Serbi nuk i ndal kërcënimi i Vuçiqit