Botë

Politikani danez i ekstremit të djathtë sërish djeg Kuranin nën mbrojtjen e policisë në Suedi

Udhëheqësi i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e fortë), Rasmus Paludan, dogji një kopje tjetër të librit të shenjtë mysliman Kuranit nën mbrojtjen e policisë në Suedi, shkruan Dagens Nyheter të shtunën.

Paludan, i cili ka shtetësi të dyfishtë daneze dhe suedeze, kohët e fundit ka djegur kopje të Kuranit në rajonet Frolunda, Boras dhe Trollhattan të provincës jugperëndimore Vastergotland, në të cilat banojnë myslimanë.

Rreth 100 oficerë policie dhe dhjetë oficerë me rroba civile nga agjencia suedeze e inteligjencës SAPO kanë shoqëruar Paludanin për ta mbrojtur atë nga kundërprotestuesit.

Paludan e ka djegur librin e shenjtë në qytete të ndryshme në Danimarkë që nga viti 2017. Ai tani po vazhdon ta bëjë nëpër Suedi.

Protesta kundër Paludanit shpërthyen në qytetet Malmo, Norrkoping dhe Jonkoping, si dhe në kryeqytetin Stokholm, me çka u dëmtuan 125 automjete policie dhe 34 oficerë u plagosën, ndërsa 13 persona u arrestuan.