Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte telefonuar të hënën presidentin rus Vladimir Putin, duke i propozuar një takim ku do të ishte prezent edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Por, siç ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës Trump për “Politico”, Putini i tha presidentit amerikan se nuk ka nevojë që të vijë në takim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ke pse të vish. Dua ta takoj atë personalisht”, ka treguar zyrtari të ketë thënë Putini.
Sipas zyrtarit ekipi i Trumpit nisi të punojë në këtë aspekt.
“Emisari Steve Witkoff e ka detyrë për të gjetur zgjidhjen”, tha zyrtari.
Zyrtari ka thënë se po të mos kishte qenë i suksesshëm takimi në Alaska të premten mes Trumpit dhe Putinit, atëherë s’do të vinte te takimi i të hënës.
“Po të mos ishte Alaska sukses dhe nëse Putini s’do të na jepte hapësirë pak, atëherë s’do t’i kishim evropianët në Shtëpinë e Bardhë”, tha zyrtari.
Witkoff kishte thënë të dielën se Putini ka qenë i pajtimit që Ukrainës t’i ofrohen garanci të sigurisë.
Shtetet evropiane, si pjesë e këtyre garancive, janë të gatshme të dërgojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë, por presidenti amerikan Trump e ka refuzuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane.