Policia në Londër do të ofrojë më shumë mbrojtje për komunitetin hebre në qytet gjatë festivalit Hanukkah.
Policët do të shtojnë patrullat dhe kontrollet në aktivitetet e këtij festivali për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, e rritjes së urrejtjes kundër hebrenjve në Britani.
Në një deklaratë, policia tha se komuniteti hebre do të shohë më shumë policë nëpër lagje dhe bizneseve, shkollave e vendeve fetare, raportoi SkyNews.
Qëllimi është të sigurohen të gjithë dhe të ndihen të sigurt për të festuar me familjen dhe miqtë.
Hanukkah filloi më 7 dhjetor dhe zgjatë tetë ditë. Ndryshe njihet si Festivali i Dritave dhe festohet nga hebrenjtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia shton masat për “Sunny Hill”
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Albanese zotohet se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes
-
Policia britanike mund ta ketë vrarë gabimisht njërën viktimë gjatë sulmit në sinagogë
-
Rreth 900 të arrestuar në protestën e Londrës për Palestinën