Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka rrethuar të premten emigrantët në afërsi të kufirit me Kroacinë fqinje dhe i ka zhvendosur ata nëpër qendra emigrantësh në vend, me anë të autobusëve. Emigrantët, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, flinin në qiell të hapur përgjatë kufirit të Bosnjës me Kroacisë, në pritje të një mundësie për të avancuar drejt Evropës Perëndimore.
Janë me mijëra emigrantë të strehuar nëpër kampet zyrtare në Bosnjë, por shumë prej tyre, që kanë ikur nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre në Afrikë apo Azi, kanë provuar që t’i zaptojnë shtëpitë e braktisura. Disa syresh kanë ngritur tenda afër kufirit me Kroacinë, teksa kanë bërë përpjekje për të kaluar në këtë shtet.
Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian, prej ku emigrantët synojnë që të depërtojnë drejt shteteve më të pasura të bllokut. Shteti kroat ka kontrolluar ashpër kufijtë, duke i kthyer prapa personat që synojnë të kalojnë ilegalisht. Shpesh është përballur me akuza për sulme të dhunshme dhe abuzime ndaj emigrantëve, pretendime këto që vendi i ka hedhur poshtë.
-
Bosnjë-Hercegovina zhvendos me forcë emigrantët në Bihaq
-
Emigrantët mërdhijnë në Bosnjën e përçarë
-
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë
-
Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci
-
Brutaliteti në kufijtë evropianë - Policia kroate akuzohet për djegien e pasaportave të azilkërkuesve