Policia izraelite arrestoi disa palestinezë të dielën ndërsa tensionet u rritën në Jerusalem përpara marshi nacionalist izraelit. Rreth 3.000 policë izraelitë u vendosën në të gjithë qytetin përpara tubimit, në të cilin nacionalistët izraelitë planifikojnë të përshkojnë zemrën e rrugës kryesore palestineze të qytetit të vjetër.
Izraeli thotë se marshimi ka për qëllim të festojë pushtimin e Jerusalemit lindor nga Izraeli, duke përfshirë qytetin e vjetër, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Izraeli ka aneksuar Jerusalemin lindor në një veprim që nuk njihet ndërkombëtarisht dhe e pretendon të gjithë qytetin si kryeqytet të tijin.
\Marshimi i së dielës vjen në një kohë të shtuar tensionesh. Policia izraelite është përballur vazhdimisht me demonstruesit palestinezë që hedhin gurë në kompleksin e diskutueshëm muajt e fundit, duke gjuajtur shpesh me plumba gome dhe bombola për trullosje.