Të paktën 23 persona kanë mbetur të lënduar nga ndërhyrja e policisë izraelite tek mbështetësit e palestinezëve që po përballen me dëbimin e detyruar në Jerusalemin Lindor.
Kryqi i kuq palestinez ka bërë të ditur, se 23 persona kanë mbetur të lënduar kur forcat izraelite policore kanë hedhur gaz dhe granata në drejtim të aktivistëve të cilët ishin mbledhur për tu solidarizuar me familjet e Palestinës të cilat po përballen me dëbim të detyruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë organizim i cili u zhvillua të premten morën pjesë qindra persona, derisa dhjetëra palestinezë të cilët jetojnë në dy zona të ndryshme po përballen me kërcënimet e humbjes së shtëpive të tyre.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, forcat policore izraelite kanë përdorur forcën ndaj pjesëmarrësve në këtë organizim ndonëse ai po zhvillohej në mënyrë paqësore dhe me muzikë e vallëzime.