Një person i dyshuar se kishte qëlluar për vdekje javën e kaluar një mbështetës të një grupimi të ekstremit të djathtë në Portland të Oregonit, u vra të enjten gjatë një përpjekje për arrestimin e tij.
Lajmi u konfirmua për agjencinë “Associated Press” nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, i cili foli në kushte anonimiteti.
Sipas tij, Michael Reinoehl, 48 vjeç, u vra ndërsa oficerët federalë po përpiqeshin ta arrestonin atë në qytetin Lacey të shtetit të Uashingtonit. Michael Reinoehl ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 39 vjeçarit Aaron "Jay" Danielson, i cili u qëllua në gjoks me armë zjarri të shtunën e kaluar në mbrëmje.
Pas lëshimit të një urdhër-arresti agjentët federalë të FBI-së dhe Shërbimi Marshall lokalizuan vendndodhjen e tij të enjten.
Në përpjekje për arrestimin e tij Michael Reinoehl u qëllua nga një oficer i forcave të zbatimit të ligjit, tha zyrtari i Departametit të Drejtësisë.
Ai shtoi se Reinoehl u kishte drejtuar armën punonjësve të policisë përpara se të qëllohej nga këta të fundit. \ Rel
-
I armatosuri që tentoi të futej në zyrën e FBI-së qëllohet për vdekje
-
Një person qëllohet për vdekje në protestat në Oregon
-
Demokratët kërkojnë largimin e agjentëve federalë nga Minesota pas vrasjes së një burri
-
I vrari nga autoritetet federale, një 37-vjeçar shtetas amerikan
-
Zgjerohen protestat në SHBA pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i emigracionit