Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një person qëllohet për vdekje në protestat në Oregon

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Oregon, ndërsa një grup i madh i përkrahësve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është përplasur me protestues të lëvizjes “Black Lives Matter”, shkruan BBC.

Në vend të ngjarjes janë parë ekipe të ndihmës së parë duke u munduar të shpëtojnë viktimën.

Policia nuk ka dhënë identitetin dhe po ashtu nuk ka specifikuar nëse ngjarja ishte e lidhur direkt me përleshjet që shpërthyen në qendër të qytetit.

Rrugët e Portlandit kanë qenë skenë e protestave të vazhdueshme në javët e fundit. Qyteti është bërë skenë e demonstratave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, që kur policia kishte vrarë afro-amerikanin George Floyd në Minneapolis më 25 maj.

Forcat federale u dërguan në Portland nga presidenti i SHBA-së në korrik, në atë që ishte përshkruar si lëvizje për të parandaluar dhunën.