Policia nigeriane ka njoftuar se ka arritur t’i shpëtojë me sukses pesë motra që u mbajtën peng pasi u rrëmbyen në kryeqytetin e vendit, raportoi të dielën BBC-ja.
Vajzat u liruan në një operacion të përbashkët polici-ushtri në një pyll në veri të Nigerisë të shtunën mbrëma.
Ata u morën nga shtëpia e tyre në kryeqytetin nigerian Abuja në fillim të këtij muaji, së bashku me një motër tjetër, e cila më vonë u vra.
Rrëmbyesit kishin kërkuar një shpërblim prej 68 mijë dollarësh për lirimin e tyre, por nuk dihet nëse është paguar.
Policia nigeriane ka njoftuar se vajzat janë ribashkuar me familjen e tyre pas operacionit, i cili u zhvillua pranë pyllit Kajuru në rajonin Kaduna rreth orës 23:30 me kohën lokale të shtunën.
Gjashtë motrat, të moshës nga adoleshenca e hershme deri në 23 vjeç, u morën peng së bashku me babain e tyre, Mansoor Al-Kadriyar, më 2 janar në shtëpinë e familjes në Bëari, periferi e Abujas.
Edhe
Kidnapuesit në Nigeri vrasin 38 pengje
Dëshmitarët kanë thënë se xhaxhai i vajzave vrapoi për t’i ndihmuar, por u zu në pritë dhe u vra, përveç tij edhe tre oficerë policie.
Rrëmbyesit e liruan babanë e vajzave me kusht që të siguronte një shpërblim të madh, por vajza e tij 21-vjeçare, Nabeeha, studente e vitit të fundit të universitetit, u vra më pas si paralajmërim.
Rrëmbimi është përhapur në Nigeri. Qindra njerëz janë rrëmbyer në vitet e fundit, kryesisht nga bandat kriminale që e shohin si një mënyrë të lehtë për të fituar para.