Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia e El Salvadorit arrestoi njerëz të pafajshëm

Sindikata e Policisë në El Salvador ka bërë të ditur se qeveria u ka bërë presion që të arrestojnë sa më shumë njerëz si pjesë e luftës kundër bandave kriminale. Përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se në javët e fundit janë arrestuar njerëz që nuk kanë pasur lidhje me bandat kriminale.

Pas kërkesës që policia t’i ndalonte arrestimet e panevojshme, disa departamente kanë deduktuar numrin e të arrestuarve, mirëpo shumë të tjera kanë vazhduar ta respektojnë vendimin e qeverisë. Deri më tani, policia ka arrestuar 10 mijë persona gjatë aksionit kundër bandave kriminale, mirëpo për të përmbushur kërkesën e qeverisë, duhen arrestuar 20 mijë njerëz brenda një muaji.

Aksioni kundër krimit ka nisur më 26 mars kur brenda një dite u vranë 62 persona.

Dyshohet se eliminimin e tyre e kanë kryer anëtarët e bandave kriminale. Presidenti Nayib Bukele ka siguruar lejen e Kongresit për gjendjen emergjente, me të cilën do të lejohej arrestimi pa asnjë arsyetim.

Artikuj të ngjashëm