Policia austriake ka paralajmëruar të mërkurën për “një sulm me motive islamike” të mundshëm në Vjenë kundrejt kishave dhe objekteve të tjera fetare, duke cituar informacione të pazbuluara të marra nga shërbimi inteligjent i vendit.
Policia në Vjenë ka thënë se kanë shtuar sigurinë para objekteve të caktuara dhe prezencën e policëve në kryeqytetin e Austrisë, raportoi AP.
“Ekziston një kërcënim jospecifik i një sulmi kundër kishave”, ka thënë policia. “Si masë paraprake... pikat e interesit janë vënë nën siguri të shtuar nga forcat policore të rregullta dhe speciale”.
“Nëse ka rrezik konkret për popullatën në lokacionet konkrete, policia e Vjenës do të paralajmërojë menjëherë përmes të gjitha kanaleve të qasshme”.
-
Me kërkesë të Austrisë, Policia në Kosovë zhvillon aksion në Fushë-Kosovë
-
Arrestohet adoleshenti që planifikoi sulm në një stacion treni në Austri
-
I dyshuari për sulmin në Austri kishte “motiv terrorist islamik”, thonë autoritetet
-
Policia në alarm pas paralajmërimeve për sulme në dy qytete gjermane
-
Mbyllen disa shkolla në Zagreb, morën mesazhe se janë vendosur bomba