Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka thënë se policia ka parandaluar një plan terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani.
Policia ka filluar bastisjen në zonën e Sidneyt dhe kanë arrestuar katër persona.
“Po ju informoj që natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të ndërprerë një plan terrorist, i cili kishte cak rrëzimin e një aeroplani”, u ka thënë Turnbull gazetarëve, transmeton REL.
“Operacioni është duke vazhduar edhe sot”, ka shtuar tutje ai.
Komisioneri i Policisë Federale në Australi, Andrew Colivn, ka thënë se detajet janë ende të paqarta rreth asaj se ku ka qenë vendi dhe koha e saktë e sulmit të planifikuar.
Policia ka thënë se asnjëri nga katër të dyshuarit, nuk është akuzuar ende, dhe identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.
-
Australia do të bëjë rishikimin e inteligjencës pas sulmit në Sidnei
-
Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik
-
Albanese përballet me alarm për bombë shkaku i një grupi kinez të muzikës
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Australi ku mbetën 15 të vrarë
-
Albanese zotohet se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes