Në Australi është shpallur plani i ri për parandalimin e sulmeve terroriste, e veçanërisht ato të kryera me makina kundër masës së njerëzve në vendet publike.
Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, këtë plan e ka shpallur sot, tri ditë pasi nga sulmi i dyfishtë me makina në Spanjë janë vrarë 14 vetë.
“Siç i kemi parë ngjarjet tragjike nga Parisi, Londra, Berlini dhe Barcelona, terroristët vazhdojnë të sulmojnë në vendet me turmë” të njerëzve, tha Turnbull nëpërmjet një deklarate, duke iu referuar sulmeve të ngjashme të mëhershme në disa qytete të mëdha evropiane.
Me këtë plan qeverive lokale dhe bizneseve u jepen udhëzime që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ashpërsisë së sulmeve, përfshirë edhe instalimin e blloqeve të betonit dhe barrierave të tjera, që mund ta ulin shpejtësinë e makinave armiqësore.
Kjo strategji fillimisht ishte paraqitur pas një sulmi me makinë në turmën e njerëzve në qytetin Nicë të Francës, në korrik të vitit 2016, me ç’rast ishin vrarë 86 vetë.
-
Australia do të bëjë rishikimin e inteligjencës pas sulmit në Sidnei
-
Australia do të shtrëngojë edhe më tej ligjet për armët pas sulmit në Sidnei
-
Për herë të parë në Australi, ekstremistët krishterë lidhen me një sulm terrorist
-
Katër persona të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Australi
-
Një i vdekur e tre të plagosur në sulmin me thikë në Melbourne