Policia anti-terror e Australisë ka arrestuar tre persona gjatë bastisjeve nëpër Sydney.
Kjo bastisje u organizua pas dyshimeve se grupi terrorist i Shtetit Islamik, po planifikonte sulme ndaj institucioneve dhe ambasadave.
Australia është në gjendje alarmante që prej vitit 2014 shkaku i radikalëve në rritje dhe gjatë viteve të fundit kanë zbuluar 16 plane për sulme terroriste, transmeton KTV.
Policia deklaroi se tre të arrestuarit po planifikonin sulme ndaj sistemit mbrojtës, ambasadave, konsulatave, gjykatave e kishave. Një person i tretë është arrestuar për mashtrim, ndërsa tre të arrestuarit pritet të paraqiten të mërkurën para gjykatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen 7 adoleshentë lidhur me sulmin në një kishë në Sydney
-
Për herë të parë në Australi, ekstremistët krishterë lidhen me një sulm terrorist
-
Policia arreston 13 persona në Belgjikë gjatë bastisjeve anti-terrorizëm
-
Protestohet kundër mbylljes në Australi, arrestohen dhjetëra persona
-
Turqia arreston 100 pjesëtarë të Shtetit Islamik