Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polici akuzohet për planifikim të dy vrasjeve

Një zyrtar policor nga Dallasi është arrestuar mbi dy akuza për vrasje pas më shumë se një viti e gjysmë pasi një person i kishte thënë hetuesve se kishte kidnapuar dhe vrarë dy njerëz me urdhra të një polici.

Bryan Riser është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Dallasit, thonë autoritetet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Riser u arrestua për vrasjen e Liza Saenz dhe Albert Douglas. Policia thotë se ende nuk dinë motivet e tij që çuan në vrasjet, porse thonë se ato nuk lidheshin me punën si polic të Riserit.

Tre burra ishin akuzuar për vrasjes e dy personave, shkruan AP. Një prej tyre kishte thënë se ai dhe Riseri ishin përfshirë në vjedhje kur ishin të rinj. Sipas hetuesve, ai u kishte thënë policëve se Riseri i ofroi 9,500 dollarë për të kidnapuar dhe vrarë dy personat.