Agjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Michigan për kërcënime të lidhura me zgjedhjet, sipas The Detroit News.
Media me bazë në Michigan thotë se një i dyshuar ishte i lidhur me një komplot vrasjeje që synonte Donald Trumpin, raporton BBC.
Burri me emrin Isaac Sissel, dyshohet se postoi në Reddit me emrin e përdoruesit "ShootUpTrumpRally" dhe që atëherë u ka thënë hetuesve se beson se "çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trumpi do të kishte vdekur".
Në çështjen e dytë penale të zbardhur të martën, Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, akuzohet për kërcënime kundër një komiteti të veprimit politik të paidentifikuar (PAC) të lidhur me demokratët gjatë dy vjetëve të fundit.
Pierce thuhet se ishte paralajmëruar më parë nga FBI-ja se ai mund të akuzohej për një krim nëse vazhdonte të postonte kërcënime në internet, por vazhdonte të ngacmonte grupin e lidhur me demokratët.
S’ka befasi në bastione, shtetet e papërcaktuara pritet ta vonojnë procesin
-
S’ka befasi në bastione, shtetet e papërcaktuara pritet ta vonojnë procesin
-
Voton Kamala Harris
-
Plani i demokratëve nëse Trumpi shpall fitoren e zgjedhjeve para kohe
-
Frikë për përsëritjen e “trazirave të Capitolit” pas pretendimeve të Trumpit
-
Harris e quan Trumpin “fashist”, ai ia kthen duke thënë se ajo është kërcënim për demokracinë