Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policët me prejardhje aziatike thonë se po diskriminohen në Britani

Një nga zyrtaret më të larta të Policisë britanike, e ka akuzuar Policinë Metropolitane për diskriminim.

Parm Sandhu, me prejardhje aziatike, tashmë ka ngritur padi duke pretenduar se asaj i është mohuar promovimi dhe disa mundësi të punës, transmeton KTV. E gjithë kjo, sipas saj, u bë për shkak të racës dhe gjinisë.

Sandhu më parë u hetua lidhur me akuzat se ajo shkelte rregullat e policisë, por u lirua nga akuzat për sjellje të keqe muajin e kaluar.

Sandhu, e cila është me prejardhje indiane, është një nga të paktat oficere aziatike e punësuar në nivele të larta anembanë Anglisë dhe Uellsit.

Vitin e kaluar, kishte gjashtë mbikëqyrës kryesorë aziatikë dhe tre oficerë në një rang më të lartë, shumica e tyre meshkuj.