Së paku dhjetë civilë kanë vdekur në qytetin ukrainas Chernihiv, pasi një bombë apo raketë ka goditur një grup të personave që po prisnin për të blerë bukë, njofton CNN.
Një gazetar lokal ukrainas ka njoftuar se së paku 10 persona kanë vdekur, ndonëse CNN nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë.
Në video që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale shihen trupa të pajetë.
Chernihiv është i rrethuar nga forcat ruse dhe vazhdimisht ka pasur granatime gjatë javë, shumica prej tyre duke goditur zona banimi.
“Sot, forcat ruse kanë qëlluar dhe vrarë 10 persona që po qëndronin në rresht për të blerë bukë në Chernihiv. Sulme të tilla të tmerrshme duhet të ndalohen. Ne jemi duke shqyrtuar gjitha opsione për të siguruar përgjegjësi për çdo krim mizor në Ukrainë”, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA-së në Ukrainë.
Today, Russian forces shot and killed 10 people standing in line for bread in Chernihiv. Such horrific attacks must stop. We are considering all available options to ensure accountability for any atrocity crimes in Ukraine.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022
cFootage (blurred) from the bread queue massacre. #Chernihiv https://t.co/6PxgsHV3Sr
— Trump Critic (@TrumpCritic) March 16, 2022
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv
-
Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv
-
Vritet një shtetas amerikan në Chernihiv të Ukrainës
-
Kryetari i Chernihivit thotë se vetëm të mërkurën vdiqën 53 qytetarë
-
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga sulmi i dyfishtë rus në qendrën tregtare të Ukrainës