Kryetari i Chernihivit, Viacheslav Chaus, ka treguar se vetëm të mërkurën 53 qytetarë ukrainas kanë vdekur si pasojë e sulmeve nga forcat ruse.
Në qytetin verior të Ukrainës u raportua për një sulm me bomba nga forcat ruse, që kishte shënjestruar një grup të civilëve që po prisnin në rresht për të blerë bukë.
“Ne jemi duke pësuar humbje të mëdha – 53 qytetarë u vranë vetëm dje”, tha Chaus, raporton agjencia Reuters.
Rusia po mohon se është duke i shënjestruar civilët. Është raportuar se të mërkurën është goditur edhe një depo ushtarake në rajonin Rivne në perëndim të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv
-
Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv
-
Sulmet në Chernihiv lënë disa të vdekur dhe shumë të plagosur
-
Ende po hapen varre të reja në Chernihiv
-
Kryetari i Chernihivit në Ukrainë thotë se 70% e qytetit është shkatërruar