Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ende po hapen varre të reja në Chernihiv

varre, chernihiv, ukraina

Më shumë se 700 civilë janë vrarë në qytetin verior të Chernihivit, tha kreu i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako për BBC.

Tre javë pasi trupat ruse u hoqën nga rrethimi i qytetit, varre të reja janë ende duke u gërmuar në varrezat kryesore.

Dy fusha janë plot me varre dhe një e tretë po gërmohet.

Pak nga to kishin lule, llamba, fruta dhe sende të tjera të vendosura pranë tyre, gjë që sugjeronte se ato ishin vizituar nga të afërmit e të vrarëve. Por pjesa tjetër ishte shënuar me pllaka në shkopinj druri që tregonin emrat, si dhe datat e lindjes dhe vdekjes.

BBC takoi një grua që po kërkonte varret e motrës dhe burrit të saj, të cilët të dy u vranë nga granatimet.

Edhe Kryetari i Chernihivit thotë se vetëm të mërkurën vdiqën 53 qytetarë Botë Kryetari i Chernihivit thotë se vetëm të mërkurën vdiqën 53 qytetarë

“Ishin njerëz paqësorë, ishin kërcimtarë”, tha ajo.

Ajo nuk e dinte nëse trupat e tyre ishin gjetur, apo ku ishin varrosur.