Rreth 70 trupa janë zbuluar nën rrënojat e një ish-ndërtese industriale në qytetin e pushtuar nga Rusia të Mariupolit, thotë një ndihmës i kryebashkiakut të qytetit, shkruan BBC.
Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv, shkroi Petro Andryushchenko në Telegram.
Ai shtoi se ata ishin njerëz që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pasi ajo u godit nga granatimet.
"Asnjë identifikim nuk u krye, por vendasit thonë se në thelb nuk kishte asgjë për të identifikuar duke pasur parasysh gjendjen e trupave", ka thënë Andryushchenko.
Andryushchenko dhe zyrtarë të tjerë lokalë nuk janë më në qytet dhe po postojnë përditësime nga një vendndodhje në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
-
Ukraina: 22.000 persona u vranë në Mariupol
-
Mbi 200 trupa gjenden në një bodrum në Mariupol
-
Dyshohet se rusët po zhvarrosin trupat në Mariupol për t’ua humbur gjurmët
-
Kryetari i Mariupolit thotë se nga sulmet ruse në këtë qytet janë vrarë mbi 10 mijë civilë
-
150 ushtarë rusë u vranë në përpjekje për të marrë nën kontroll Mariupolin